Papa Françesku rrëzohet gjatë meshës (Video)

  • 28 July 2016 - 12:47
Papa Françesku rrëzohet gjatë meshës (Video)

Papa Françesku është penguar dhe është rrëzuar gjatë meshës në një qytet në Poloni ndërsa Asociated Press ka kapur pamjet e këtij incidenti të vogël.

Papën e kanë ndihmuar priftërinjtë të ngritet pas së cilës ka vazhduar të shërbejë në meshë.

Ky aksident ka ndodhur gjatë vizitës së tij të parë në Poloni ku popullsia është kryesisht katolike dhe ende është i gjallë kujtimi për Papën Gjon Pali II.   

Vizita e Papës do të zgjasë tri ditë, ndërsa ai do të vizitojë disa nga kishat katolike më të njohura, do të bisedojë katolikët e rinj dhe do të vizitojë Aushvicin.

 

(Kosova Sot)