Putin: Skualifikimi i atleteve rus, diskriminues!

  • 28 July 2016 - 13:55
Putin: Skualifikimi i atleteve rus, diskriminues!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e cilësoi një diskriminim përjashtimin e disa atletëve rusë për përdorim dopingu nga Olimpiada e Rio 2016 gjatë një pritje që organizoi me disa prej sportistëve që do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike, mes të cilëve kishte dhe nga ata që janë pezulluar për doping. Në fjalën e tij përpara atletëve të vendit të tij, presidenti i Rusisë e cilësoi si të padrejtë vendimin e marrë ndaj disa atletëve të vendit të tij.

“Ne nuk mund të pranojmë këtë lloj skualifikimi për disa nga atletët tanë të cilët në të kaluarën kanë patur histori të pastra me dopingun. Ne nuk mund të pranojmë dicka që në fakt është një diskriminim i pastër. Tani e mbrapa besoj se disa prej kolegëve tanë në këtë sport do të kuptojnë se medaljet që do të fitohen prej atletëve të vendeve të tyre nuk do të kenë të njëjtën vlerë sepse është dicka tjetër të fitosh një medalje përballë një rivali të denjë dhe përballë dikujt që është shumë më i dobët sesa niveli yt. Të paktën për mua, të tilla fitore kanë një shije të hidhur”.

Putin ishte i shoqëruar në këtë event nga ministri i sporteve, Vitaly Mutko dhe Yelena Isinbayeva.

(Kosova Sot)