Lekaj i kundërpërgjigjet Gecajt: Kosova ka nevojë për heronj, e jo politikan si puna jote

  • 28 July 2016 - 14:06
Lekaj i kundërpërgjigjet Gecajt: Kosova ka nevojë për heronj, e jo politikan si puna jote

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili ka thënë se deputetët që vijnë nga Rrafshi i Dukagjinit, po duan të fitojnë vota duke rrezikuar fatin e Kosovës nëpërmjet një sajese të rrezikshme, duke iu referuar demarkacionit.

Lekaj në një reagim ka thënë se qytetarët janë të zemëruar me atë që Gecaj dhe qeveria po i shkakton Kosovës, duke ia cenuar integritetin dhe sovranitetin.

Sipas tij, Kosova, ashtu si dje edhe sot ka nevojë për heronjë e patriot, e jo për politikanë, por sot heronjë do të jenë të gjithë deputetët që do t'i thonë jo ratifikimit të një demarkacioni.

Lexoni reagimin e Lekajt për Gecajn:

Qytetarët janë të zemëruar me atë çka po i shkaktoni Kosovës, "zotëri" Gecaj, ju dhe qeveria e padronit tënd. Ju po dëshironi të qëndroni në pushtet duke e dëmtuar vendin, duke ja cenuar integritetin e sovranitetin. Ju keni marrë mundin të mbroni një qëndrim e version që as Mali i Zi nuk po e mbron.

Siç e thamë në fillim aq shumë janë të zemëruar qytetarët e Kosovës, e sidomos ata të Dukagjinit që t'i po tenton me i moralizu, sa që do të kundërpërgjigjën sa herë që tu cenohet territori.

Përkundër juve, ne konsiderojmë se Kosova, ashtu si dje edhe sot ka nevojë për heronjë e patriot, e jo për politikan si puna jote dhe e shefit tënd, por sot heronjë do të jenë të gjithë deputetët që do t'i thonë jo ratifikimit të një demarkacioni që ju e keni ndërtuar duke u bazuar në kadaster, e jo mbi parime të tjera përmes të cilëve shënohen kufijtë. Sot heronjtë  (deputetët e Kuvendit të Kosovës) në vend të pushkës do të përdorin logjikën e cila do të përkthehet në një JO të madhe kundër marrëveshjes që po insistoni të ratifikoni.

Kosova si shtet i rilindur është e bekuar e nuk do t'ia lejojmë që ta ketë mallkimin tuaj, siç po ja bëni.

(Kosova Sot)