Çavkov: Ka mundësi reale për sulme terroriste në Maqedoni

  • 28 July 2016 - 14:08
Çavkov: Ka mundësi reale për sulme terroriste në Maqedoni

Maqedonia ka ndërtuar strukturë të fortë profesionale në kuadër të Ministrisë së Brendshme, e cila në baza ditore komunikon me agjencitë partnere në rajon, duke këmbyer shumë informacione dhe kjo në vetvete është një garanci që do të kishte penguar me kohë, kërcënimet e mundshme terroriste. Kjo është përgjigjja e ministrit të Punëve të Brendshëm Mitko Çavkov i pyetur nëse Maqedonia mund të jetë cak i sulmeve terroriste dhe se a jemi të gatshëm t’iu përgjigjemi ose t’i parandalojmë.

‘Ka mundësi reale për sulme të mundshme terroriste, për këtë nuk ka nevojë për ekspertizë të veçantë, ne vetëm duhet të ecim nga indikatorët që ekzistojnë. Ne deri tani kemi treguar kapacitete të larta profesionale që kanë të bëjnë me grupet terroriste të dhunshme dhe i kemi trajtuar në mënyrë efektive, tha sot Çavkov në dhurimin e automjeteve për Policinë Kufitare nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

(Kosova Sot)