Asad thërret rebelët të dorëzohen, premton amnisti të përgjithshme

  • 28 July 2016 - 14:10
Asad thërret rebelët të dorëzohen, premton amnisti të përgjithshme

Presidenti i Sirisë Bashar al Asad ka ofruar amnisti për kryengritësit të cilët në tre muajt e ardhshëm të dorëzojnë armët dhe të dorëzohen tek autoritetet.

Asad ka nënshkruar dekretin dhe ka bërë thirrje që të gjithë të paraburgosurit të lirohen.

Kjo ofertë erdhi pasi ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoihu njoftoi se qeveria e vendit të tij së bashku me Sirinë sot do të fillojnë një operacion humanitar në Aleppo për të ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pengje të terroristëve .

Shoigu tha se ushtria ruse dhe siriane do të krijojnë tre korridore për civilët që të largohen nga qyteti, raporton Reuters.

Korridori i katërt do të jetë i hapur për ekstremistët, të cilët dëshirojnë të dorëzojnë armët e tyre, tha Shoigu.

(Kosova Sot)