Spahiu: Shumica e qytetareve tanë janë kabullxhinj dhe pajtohen me i qit edhe hajnat në pushtet

  • 28 July 2016 - 16:00
Spahiu: Shumica e qytetareve tanë janë kabullxhinj dhe pajtohen me i qit edhe hajnat në pushtet

Analistit Nexhmendin Spahiu në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se  ka mjaft njerëz të ndershëm që brenda listave kandiduese mund të ofrojnë vlera, ngase jo të gjithë janë të prirë që të sillen si sundues të popullit. Madje ai ka marrë edhe një shembull shumë konkret, me të cilin mburren gjithandej qytetarët e Kosovës, edhe pse shumica prej tyre nuk janë votues të rajonit përkatës. Kjo është arsyeja që Spahiu thotë se nuk pajtohet që të gjitha figurat politike të futen në një thes, por duhet të diferencohen për t'u përcaktuar vlerat reale.

"Jo, kjo nuk është e vërtetë se të gjithë janë njësoj. Ta zëmë, nuk mund të themi për Rufki Sumën që po sillet ashtu, si sundues. Mendoj se Rufkiu është një kryetar tipik në shërbim të qytetarëve. Tani problemi është se shumica nuk janë si Rufki Suma. Problemi është se shumica e qytetareve tanë janë kabullxhinj dhe pajtohen me i qit edhe hajnat në pushtet, me shpresën se edhe ata do të kenë hise në hajninë e tyre. Pikërisht ky mentalitet duhet të ndryshohet", tha Spahiu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)