U denoncua nga kushërira se e la shtatzënë, ja dëshmia e të riut

  • 28 July 2016 - 16:27
U denoncua nga kushërira se e la shtatzënë, ja dëshmia e të riut

Në muajin e 7 të shtatzënisë, një 17­ vjeçare ka denoncuar kushëririn se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Adoleshentja, banuese në qytetin e Korçës, është drejtuar në komisariatin e qytetit juglindor për të denoncuar një abuzim seksual që, sipas saj, është bërë me të fundvitin e kaluar.

I pyetur lidhur me akuzat e adoleshentes, 29­vjeçari L.L, i cili u shoqërua në Policinë e Korçës, nuk ka pranuar që kjo gjë të jetë e vërtetë. Madje, para grupit hetimor ai ka deklaruar se kurrsesi nuk ka bërë diçka të tillë dhe e ka quajtur të pashpjegueshme akuzën ndaj tij të ngritur pikërisht nga kushërira.

“Vajza 17 ­vjeçare ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015 ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L.L., me të cilin ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë.

Burime zyrtare të Policisë bënë me dije se ende nuk dihet qartë se si për 7 muaj vajza nuk e ka denoncuar kushëririn, gjë të cilën e ka bërë vetëm një ditë me parë dhe se pavarësisht se është pyetur lidhur me këtë pjesë edhe ajo vetë nuk ka qenë konkrete në argumentet e saj.

Po të njëjtat burime thonë se tani është e vështirë të provohet nëse vërtet ka pasur abuzim seksual me të miturën nga ana e të akuzuarit për shkak të periudhës së gjatë që ka kaluar, ndërsa do të hetohet në disa pista.

(Kosova Sot)