Sërish në panik Gjermania, një person i armatosur hynë në zyrat e punës në Këln

  • 28 July 2016 - 17:53
Sërish në panik Gjermania, një person i armatosur hynë në zyrat e punës në Këln

Një person i armatosur raportohet të ketë hyrë në zyrat e punës në Këln të Gjermanisë, duke shkaktuar momente paniku e terrori, ndërkohë që një operacion policor kërkimi është duke u zhvilluar në këto momente.

Zyrat janë mbyllur momentalisht, ndërkohë që të gjithë punonjësit janë urdhëruar të qëndrojnë brenda tyre, për sa kohë që situata mbetet e pasqaruar në lidhje me vendndodhjen e autorit të dyshuar të armatosur.

Ende nuk ka informacione të zgjeruara mbi këtë ngjarje të fundit në Gjermani, që vjen vetëm pak pasi Kancelarja Angela Merkel pati një diskutim me gazetarët, nga ku doli e vendosur në mbrojtje të praktikës së saj të dyerve të hapura ndaj refugjatëve, pavarësisht 4 sulmeve që kanë tronditur vendin gjatë javës së kaluar.

(Kosova Sot)