Pas lindjes së vajzës, i është kthyer sëmundja e kancerit

  • 28 July 2016 - 19:24
Pas lindjes së vajzës, i është kthyer sëmundja e kancerit

Një nënë, e cila e ka refuzuar trajtimin për kancer ovarial derisa ishte shtatzënë për ta shpëtuar jetën e foshnjës së saj, është shkatërruar nga lajmi, kur ka mësuar se sëmundja i është kthyer. Gemma Nuttall-it i ishte dhënë një opsion që të ndërpretë shtatzëninë, kur ishte diagnostikuar në javën e 16-të të shtatzënisë së saj. Megjithëkëtë, ajo kishte vendosur që të lërë anash secilin lloj të trajtimit dhe i kishte anuluar ato derisa pas lindjes së vajzës së saj Penelope, para se të futej në nëntë muaj terapi rraskapitëse të kimioterapisë. Por, tani 27 vjeçes i është thënë se kanceri i është kthyer dhe se është duke luftuar në fazën e katërt me tumorin në tru dhe me tumorin në mushkëri, transmeton gazeta Kosova Sot.

Shkon për trajtim në Gjermani

Gemma dhe familja e saj që vijnë nga Rozendejl, Lans, tani të pashpresë janë duke tentuar që të mbledhin një shumë të hollash prej rreth 60,000 euro, në mënyrë që ajo të fluturojë në klinikën "Hallwang", e cila gjendet në Gjermani, për një tretman specialistik. Ka shpresë se një tretman si ky Gemma-s do t'i japë më shumë kohë për t'i qëndruar afër vajzës së saj. Penelope kishte ardhur në këtë jetë në javën e 29-të, me një ndërhyrje cezariane, ndërsa që atëkohë mjekët kishin qenë në gjendje të largojnë tumorin ovarial. Sido që të jetë, kur 'foshnja e saj e bukur' erdhi në këtë botë, ndërsa që atëherë ishte zbuluar se Gemma po ashtu kishte kancer në qafë. Shew ka thënë: "Fjalët nuk mund ta shpjegojnë atë se çfarë jam duke kaluar. Kjo është një përvojë e tmerrshme dhe e pakëndshme".

Një cistë ishte vërejtur në ovarialet e Gemma-s gjatë skanimit në javën e 12-të të shtatzënisë, ndërsa që pas hulumtimeve ishte zbuluar të ishte tumor. "Mjekët më ofruan të bëj një zgjidhje që të vazhdoj me shtatzëninë apo ta ndaloj atë, ndërsa që ky ishte një vendim i tmerrshëm për të marrë. Unë nuk kam dashur që të ndërpresë shtatzëninë. Kjo ishte foshnja ime dhe kam dashur ta shpë- toj jetën e saj. Ajo e ka shpëtuar jetën time në radhë të parë, sepse nuk kisha simptoma dhe nuk do ta kisha vërejtur këtë", ka thënë ajo. Nëna e re duhej të fillonte me kimioterapinë menjëherë, pasi foshnja e saj të shërohej dhe të dilte nga kujdesi intensiv. "Ishte kaq e frikshme. Unë tashmë e kisha foshnjën time, ndërsa që m'u desh të kaloja në nëntë muaj kimioterapi. Ishte plot me trauma. Për fat të mirë, ajo ishte një foshnjë e vogël dhe gjithmonë flinte mirë, ajo ishte një foshnjë brilante" ka thënë ajo. 

Image
Image

Beteja tmerruese

Pasi në fillim ajo e kishte mposhtur sëmundjen, Gemma ka thënë se ishte e lumtur dhe kishte gjetur punë si menaxhere trajnuese në biznesin e nënës së saj, "Funtazia" në Bllakbërn. "Shtatzënia ishte e rëndë dhe isha mjaft mirë nën kujdesin e mjekëve", ka thënë ajo. "Tani jam e shkatërruar duke e ditur se më është kthyer sëmundja. Nuk pendohem për vendimin tim. Foshnja ime është sa krejt bota për mua, dhe kështu ishte prej momentin kur kam mbetur shtatzënë. Gemma dhe partneri i saj, Alex-i, ishin detyruar që të shtyjnë planet e tyre për martesë, kur e kanë zbuluar se ajo ishte e sëmurë. "Kemi lënë martesën në pritje shkaku i shtatzënisë, porse tani jemi duke kursyer për tretman. Kjo është një betejë tmerruese, por po tentoj që secilën ditë ta pranoj ashtu si të vijë. Kam momente të vështira, por më duhet të jem pozitive. Dua ta shikoj vajzën si po rritet e nëse ky trajtim më ndihmon ta heq qafe kancerin, do të jem shumë e lumtur", ka thënë ajo.

E ëma e Gemma-s, Helen Sproates ka ndihmuar në organizimin e ngjarjeve për mbledhjen e fondeve. Mjekët te "Royal Blackburn Hospital" nënës dhe vajzës ua kanë bërë të ditur lajmin se ajo ka tumor në tru. Çifti ishte në dijeni se kanceri ovarial, që kishte filluar dy vjet më parë kurrë nuk mund të kurohet, porse mund të zgjatej jeta. Duke folur për vajzën e saj të vetme, Helen thotë: "Shkatërrimi nuk krahasohet me atë se me çfarë jemi duke u përballuar. Por duhet të jemi optimistë dhe të sigurojmë një shumë prej 60,000 eurosh, në mënyrë që Penelope të jetojë me nënën e saj. "Penelope është mbesa ime e vetme dhe ajo ka shpëtuar jetën e saj. Sikur Gemma mos të ishte shtatzënë, ajo nuk do të ishte e gjallë".  

Image

(Kosova Sot)