Bashkësia Islame e Francës: Myslimanët të shkojnë të dielën në kisha!

  • 28 July 2016 - 21:29
Bashkësia Islame e Francës: Myslimanët të shkojnë të dielën në kisha!

Në një komunikatë, Këshilli Francez i Kultit Mysliman (CFCM) fton “përgjegjësit e xhamive, imamët dhe besimtarët të shkojnë në kishat që janë pranë tyre, kryesisht në meshën e së dielës në mëngjes, për t’i shprehur sërish vëllezërve tanë kristianë solidaritetin dhe dhembshurinë e myslimanëve të Francës”.

Institucioni përfaqësues i islamit në Francë (bashkësia islame) i bëri thirrje përgjegjësve dhe besimtarëve myslimanë të shkojnë në meshën e së dielës në kishat e vendit për të shprehur solidaritet dhe dhembshuri pas vrasjes së shëmtuar të së martës të një prifti nga dy xhihadistë.

Në një komunikatë, Këshilli Francez i Kultit Mysliman (CFCM) fton “përgjegjësit e xhamive, imamët dhe besimtarët të shkojnë në kishat që janë pranë tyre, kryesisht në meshën e së dielës në mëngjes, për t’i shprehur sërish vëllezërve tanë kristianë solidaritetin dhe dhembshurinë e myslimanëve të Francës”.

CFCM-ja i ka bërë thirrje gjithashtu rreth 2 500 xhamive të Francës që me rastin e lutjes së të premtes të flasin për vendin e rëndësishëm që zë ne fenë myslimane respektimi i feve të tjera, si dhe respektimi i njerëzve të besimit që i përfaqësojnë”.

“Ai që dëmton padrejtësisht një hebre apo të krishterë do të më ketë kundërshtar ditën e gjykimin përfundimtar”, thotë profeti Muhamet në një “hadith” i cituar nga kjo komunikatë e CFCM-së.

CFCM-ja kishte dënuar gjithashtu të martën këtë veprim të llahtarshëm dhe tmerrshëm pas vrasjes me thikë të atë Jacques Hamel, 86 vjeç, në një kishë të Saint-Etienne-du-Rouvray, pranë Rouen (veriperëndim), nga dy xhihadistë që i kishin dhënë besnikërinë grupit Shteti Islamik (ISIS).

(Kosova Sot)