Sputnik: Ja pse shqiptarët janë më të fuqishëm se serbët

  • 28 July 2016 - 22:55
Sputnik: Ja pse shqiptarët janë më të fuqishëm se serbët

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” ka analizuar sipas mënyrës se saj lobimin e shqiptarëve në Amerikë dhe arritjen e mbështetjes së Uashingtonit zyrtar për pavarësinë e Kosovës.

Kjo agjenci kritikon Serbinë për mungesë të lobit të fuqishëm në SHBA, duke theksuar se shqiptarët qysh në shekullin e 19-të kanë nisur të mendojnë për këtë formë të përkrahjes.

“Zyrtarët kosovarë në vitin 1999 për herë të parë angazhuan një shtëpi lobuese në Amerikë, dhe sot e asaj dite kanë marrëveshje për përfaqësim, marrëveshje kjo që deri me tash tri herë është ripërtërirë dhe ligjërisht është valide deri në vitin 2017”, shkruan “Sputnik”.

Nenad Vasiq, bashkëpunëtor shkencor i Institutit për politikë ndërkombëtare dhe ekonomi dhe autori i trilogjisë për lobim, thotë se kjo çfarë kanë bërë kosovarët është krejtësisht normale dhe nuk ka asgjë të pazakontë.

“Është e njohur se lobimi është legjitim dhe valid si në interesin personal ashtu edhe në atë shtetëror dhe nacional”, thotë Vasiq.

Sipas tij, shembulli më i mirë i lobimit të fuqishëm është rasti i Kosovës, që sipas tij, me ndihmën e lobistëve amerikanë, para se gjithash, ka arritur pavarësinë.

Dhe kjo nuk është e gjitha, pasi që sipas Vasiqit, shqiptarët edhe sot shumë seriozisht i përdorin shtëpitë e lobimit për arritjen e qëllimeve të tyre.

“Lobimi është punë e shtrenjtë”, thuhet në analizën e “Sputnikut”, kështu që angazhimi i lobistëve kushtin nga 350 mijë deri në 500 mijë dollarë në vit, plus pagesat e udhëtimeve dhe shpenzimeve të telefonit.

Shqiptarët, thotë Vasiq, shumë herët e kanë kuptuar fuqinë e lobimit, kështu që emra të njohur të lobimit kanë nisur t’i angazhojnë qysh në fund të shekullit 19-të.

“Megjithatë, nga ajo kohë e deri tek kjo e sotme që kanë arritur shumë, janë nisur në fundit të viteve të 80-ta, kur një delegacion i lartë amerikan aso kohë vizitoi Kosovën. Në atë delegacion ishte Antala Lantosh, më vonë i njohur si lobist shqiptar, i cili në vitin 1990 organizoi konferencën e parë për të drejtat e njeriut në Jugosllavi, me theks të veçantë në Kosovë”, shkruan “Sputnik”.

Kësaj konference, thekson Vasiq, i kishte parapri vizita e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe Rober Doll, themelues i lobit amerikano-shqiptar, i cili më vonë u bashkuar me presidentin Bill Clinton.

Sa u përket serbëve, “Sputnik” shkruan se lobi atyre nuk ju shkon për dore. “Ashtu si Millosheviqi në vitet 90-ta, njëjtë edhe opsionet demokratike të cilat menaxhuan me Serbinë pas vitit 2000 nuk mësuan çfarë do të thotë lobi i mirë. Kështu ndodhi që Serbia të jetë i vetmi vend nga ish Jugosllavia që as sot zyrtarisht nuk ka grup lobimi në Amerikë”, shkruan portali rus. 

(Kosova Sot)