Sulmuesi në Francën veriore kërkonte shkatërrimin e shtetit

  • 29 July 2016 - 08:11
Sulmuesi në Francën veriore kërkonte shkatërrimin e shtetit

Agjencia e lajmeve Amaq e grupit militant, Shteti Islamik e ka publikuar një video ku shihet një nga sulmuesit e kësaj jave në një Kishë në Francën veriore duke kërkuar nga myslimanët që ta shkatërrojnë vendin.

Në këtë video, Abdel Malik Nabir Petitjeanm 19 vjeçar, qytetar francez i cili në Francë është identifikuar si një nga dy personat që e vranë një prift katolik para se të vriteshin nga policia, i drejtohet presidentit francez, Francois Hollande dhe kryeministrit, Manuel Valls.

“Kohërat kanë ndryshuar. Ju do të vuani atë që vëllezërit dhe motrat tona janë duke e vuajtur. Ne do ta shkatërrojmë shtetin tuaj”, thotë në video personi i identifikuar si Petitjean.

Policia franceze ka qenë në kërkim të adoleshentit Petitjean para sulmit pasi janë paralajmëruar nga inteligjenca turke se ai ka mundësi të jetë radikalizuar.

(Kosova Sot)