82 aksidente gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

  • 29 July 2016 - 11:08
82 aksidente gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 82 aksidente, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas raportit policor, 27 aksidente ishin me të lënduar, ndërsa 55 të tjera pa të lënduar.

Policia, poashtu ka shqiptuar 1140 tiketa/gjobë për pjesëmarrësit në trafik.

Gjatë ditës së fundit, PK-ja arrestoi 19 persona për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)