Hoxha shqiptar: Femrat që heqin vetullat nuk janë të ndershme

  • 29 July 2016 - 11:24
Hoxha shqiptar: Femrat që heqin vetullat nuk janë të ndershme

Ligjërimi i hoxhës nga Maqedonia, Omer Bajrami i shpërndarë nëpër rrjete sociale ka provokuar shumë ndasi mbi çështjen e fesë myslimane në trajtimin e shumë temave të ndryshme shoqërore.

Njëra prej tyre është edhe femra e trajtuar në fjalën e Hoxhës sipas Kuranit, ai thekson se femra në fenë islame duhet t’i përmbahet një rregullorje që libri i shenjtë i Islamit e përcakton mjaft qartë.

Sipas tij, ato femra që i heqin vetullat bëhen të pandershme, fitojnë hidhërimin dhe mallkimin e Allahut.

Hoxha thekson se këto femra nuk do kenë sukses në jetën e tyre.

(Koosva Sot)