Arrestohen një burrë dhe një grua për prostitucion në Gjilan

  • 29 July 2016 - 11:35
Arrestohen një burrë dhe një grua për prostitucion në Gjilan

Dje në Gjilan rreth orës 14:00 janë arrestuar një burrë dhe një grua në Gjilan nën dyshimin se të njëjtit janë marrë me prostitucion, raporton Policia e Kosovës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

PK thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar me procedurë të përshpejtuar në Gjykatë, ku edhe i është shqiptuar dënimi me gjobë.l

(Kosova Sot)