Iu vazhdohet mandati 17 prokurorëve të EULEX-it

  • 29 July 2016 - 11:36
Iu vazhdohet mandati 17 prokurorëve të EULEX-it

Këshilli Prokurorial i Kosovës unanimisht ka vendosur për vazhdimin e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX-it si dhe emërimin e një prokurori të ri nga radhët e këtij misioni në Kosovë.

Vendimi është  marrë pas vazhdimit të mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Emrat e prokurorët të rinj do t’i dërgohen presidentit Hashim Thaçi për dekretim.

(Kosova Sot)