Arifi: Demarkacioni nuk do t’ju shpëtojë nga Specialja

  • 29 July 2016 - 11:50
Arifi: Demarkacioni nuk do t’ju shpëtojë nga Specialja

Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse krerët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë menduar se duke dhënë tokë të Kosovës dhe duke u përulur para pllakave përkujtimore të serbëve mund të shpëtojnë nga specialja e kanë gabim.

Postim i i plotë i Arifit:

Luta paska thënë se Demarkacioni nuk e shpëton askënd nga specialja???!!!! Plotësisht me vend, veç është e paqartë për kënd ka mendu. Për opozitën apo për pozitën. Nëse krerët e PDK kanë mendu se duke dhanë falë tokë të Kosovës dhe duke u përkul para pllakave përkujtimore "Šiptarskog Terora" mund të shpëtojnë nga specialja e kanë gabim. Po ashtu gabim e ka edhe Isa Mustafa nëse mendon që me tuxharllëk të tokave të Kosovës mund të i dërgoj në harresë abuzimet e fondit të 3% dhe të i fshij 70 dosjet në prokurori. Pra po pajtohem me Lutën. Kanjëherë edhe opozita pajtohet me pozitën.

(Kosova Sot)