MPB ia lë në duar gjykatave vendore çështjen për 5 milionët e pasaportave

  • 29 July 2016 - 15:15
MPB ia lë në duar gjykatave vendore çështjen për 5 milionët e pasaportave

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë thënë se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit lidhur me dënimin e Kosovës për pasaportat do t’i nënshtrohet procedurës së njohjes nga ana e strukturave gjyqësore në vendin tonë.

Në një konferencë për media, Gazmend Nushi, avokati i cili përfaqëson MPB-në, ka dhënë detaje rreth çështjes së pasaportave, me të cilin vendi ynë është i detyruar t’ia paguaj kompanisë austriake rreth pesë milion euro.

“Për t’i eliminuar disa kundërthënia që janë paraqitur në medie të ndryshme. Ky vendim i arbitrazhi në kuptimin e procedurës së arbitrazhit nuk mund të ankimohet në ndonjë instancë më të lartë. Por nisur nga konventa e Neë York-ut, ministra e Punëve të Brendshme do ta nis procedurën për anulimin e këtij vendimi. Poashtu duhet pritur edhe inicimin e procedurës për njohjen e këtij vendimi.  Fjalën përfundimtare do ta jep gjykata kompetente vendore. Afati 14 ditor është keqkuptuar nga media sepse ky vendim i tillë çfarë është për momentin i nënshtrohet të njohjes së instancave vendore të gjykatave në Kosovë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)