Lekaj: Vendit tonë i duhet një reformë e thellë

  • 29 July 2016 - 16:16
Lekaj: Vendit tonë i duhet një reformë e thellë

Kryetari i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë me dije për gazetën "Kosova Sot" se këtu mungon forca dhe guximi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe drejtësisë në vend për t'u marrë me gjëra të mëdha, siç janë të ashtuquajturit 'peshqit e mëdhenj'.

Sipas tij, kjo mosgatishmëri dhe mosguxim për t'u marrë me çështjet e kësaj natyre, është evidente si nga ana e EULEX-it, por edhe nga drejtësia vendore. Nevojitet reformë e thellë

"Andaj, mendoj se në këtë drejtim vendit tonë i duhet një reformë e thellë, në mënyrë që si rrjedhojë të kemi gjyqtarë të guximshëm, po ashtu prokurorë të guximshëm që të luftojnë për çdo ditë krimin e organizuar dhe korrupsionin aq të lartë në vend", ka theksuar Lekaj.

(Kosova Sot)