Salihaj: Konferenca dhe debati për Demarkacionin do të jetë i dobishëm

  • 29 July 2016 - 16:52
Salihaj: Konferenca dhe debati për Demarkacionin do të jetë i dobishëm

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, dëshiron të besojë se pikërisht ballafaqimi i fakteve nga ekspertët para një bindje të tillë qeveritare do të bëjë që të gjendet rruga e zgjidhjes më të mirë të mundshme, ngase edhe ai personalisht është i bindur që qeveritarët po i frikësohen së vërtetës, derisa atë mund ta pranojnë vetëm pas ballafaqimit ballë për ballë të argumenteve nga ekspertiza.

"Konferenca dhe debati për Demarkacionin do të jetë i dobishëm, veçanërisht për deputetët, sepse mund të qartësojë shumë aspekte të këtij problemi. Deri më tash është e paqartë se a humbim territor apo jo. Krejt çështja e Demarkacionit është shumë e mjegulluar edhe për faktin se as pas dhjetë muajsh ne nuk kemi marrë asnjë shkronjë material lidhur me këtë problem kaq të madh. Është një përpjekje që gjërat të mbahen në fshehtësi", thekson Salihaj në një prononcim për Gazeta Kosova Sot

Mundësia e manipulimit të konferencës "Ne duhet ta shohim materialin dhe duhet ta dëgjojmë mendimin e ekspertëve në mënyrë që, qysh do që të veprojmë, të jemi të bindur se po veprojmë drejt", ka shtuar më tej deputeti Salihaj. "Ka shtete të mëdha që kanë me dekada konteste të pazgjidhura kufitare për 100 apo 200 metra katrorë, kurse në kemi dyshime se po humbim miliona metra katrorë dhe insistohet ta votojmë këtë pa menduar fare, me një lehtësi sikur e hedhim një ambalazh të pavlerë ose i hidhini disa këpucë të vjetra", theksoi ai.

(Kosova Sot)