Pikëlluese: 6-vjeçarja rrezikon jetën e saj për të shpëtuar vëllain 11-muajsh

  • 29 July 2016 - 17:02
Pikëlluese: 6-vjeçarja rrezikon jetën e saj për të shpëtuar vëllain 11-muajsh

Një vajzë 6-vjeçare ka rrezikuar jetën e saj për të shpëtuar vëllain vetëm 11-muajsh, pasi flakët kishin përfshirë shtëpinë e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Angli, ku Kelsey Davies ka marrë vogëlushin nga krevati i tij dhe ka vrapuar drejt shkallëve.

Në momentin që ajo është siguruar se vëllai i vogël ishte i sigurt, ajo më pas ka vrapuar për të shpëtuar edhe vëllain tjetër, i cili për fat të keq humbi jetën.

Flakët kishin përfshirë shtëpinë dhe ishte e pamundur për të që të shpëtonte edhe 4-vjeçarin. Mamaja e divorcuar e 6-vjeçares tregon se është shumë krenare për të bijën.

28-vjeçarja është shprehur: “Kelsey është e habitshme. Ajo mori Andrew nga krevati dhe e nxori jashtë shtëpisë. Unë jam shumë krenare për të, por kurrë nuk do ta marr veten pas vdekjes së djalit 4-vjeçar, Jack”.

E gjithë familja po flinte në momentin që ka ndodhur ngjarja, por 6-vjeçarja ka qenë e para që e ka vënë re. Duke bërtitur për ndihmë, ajo ka shkuar të ndihmojë vëllezërit e saj.

(Kosova Sot)