Akuzohet për plagosje me dashje dhe vjedhje, arrestohet 42-vjeçari

  • 29 July 2016 - 17:14
Akuzohet për plagosje me dashje dhe vjedhje, arrestohet 42-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar një 42-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohet për një serë veprash penale. Bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Adrian Muhametaj, banues në Patos.

Policia ka njoftuar se ai u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur “Autogrilli”, në lagjen “1 Maj”, teksa drejtonte motoçikletën tip “Dajang” pa targë.

Ndërkohë Gjykata e Rrethit Gjyqësot Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, si dhe me vendimin e datës 15 qershor  2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim i rrjetit elektrik” dhe “Vjedhje”.

“Në datën 17 tetor 2015 Adrian Muhametanj ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale M. N. Gjithashtu, në fshatin Zharrës ky shtetas ka vjedhur 150 metra tel të linjës së tensionit të lartë”, njofton policia.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(Kosova Sot)