Gjermani, Këln, adoleshentja pranon se ka gënjyer për ngacmim seksual gjatë natës së Vitit të Ri

  • 29 July 2016 - 17:53
Gjermani, Këln, adoleshentja pranon se ka gënjyer për ngacmim seksual gjatë natës së Vitit të Ri

18-vjeçarja e cila kishte pohuar se ishte përdhunuar brutalisht nga një grup refugjatësh para stacionit të trenit në Këln, ka pranuar se historia e saj është trillim, ndërsa ka shtuar se ajo nuk ka qenë në qytet gjatë natës së Vitit të Ri.


Qindra gra kanë raportuar se janë janë ngacmuar, keqtrajtuar dhe madje edhe dhunuar nga turmat e emigrantëve gjatë festimit të Vitit të Ri në Këln, 


Vajza 18-vjeçare kishte rrëfyer ajo ishte rrethuar nga një grup njerëzish, të cilët ‘e kishin shtyrë atë me rradhe sikur të ishte top’, deri sa njëri nga ta i ishte hedhur sipër.
Ajo ka rrëfyër se ishte shpëtuar nga policia, gjithashtu ajo ka rrëfyer se ishte detyruar të abortonte pasi kishte ngelur shtatzanë. Sipas mediave lokale, vajza në fjalë u ndihmua shumë nga një grup bamirësie.


Mirpo, burime të gazetës Koelnische Rundschau, kanë deklaruar se rrëfimi i saj është një trillim dhe asgjë më shumë.
Gjatë një hulumtimi të dytë të policisë gjermane, vajza ka deklaruar se ka gënjyer dhe ka treguar se ajo nuk ka qenë e pranishme në qytet gjatë festës së Vitit të Ri.
Motivet e vajzës ende kanë mbetur të paqarta, megjithatë policia ka theksuar se incidente të ngjajshme kanë ndodhur në Këln.


Vetëm në natën e Vitit të Ri, në Kënl janë rregjistruar më shumë se 60 ankesa për ngacmime seksuale.

(Kosova Sot)

577d76d4c3618808528b457c