Pse Donald Tramp mbylli faqen e internetit të bashkëshortes?

  • 29 July 2016 - 19:08
Pse Donald Tramp mbylli faqen e internetit të bashkëshortes?

Menjëherë pas polemikave të shumta, është hequr nga qarkullimi faqja e internetit të Melani Tramp. Bashkëshortja e kandidatit republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Donald Tramp, e pranoi se aty kishe disa pasaktësi.

Në rrjetin social “Twitter”, ajo shpjegon: “Kjo faqe interneti është krijuar në vitin 2012, dhe tashmë është fshirë pasi nuk pasqyronte me saktësi të plotë interesat e mira profesionale dhe natyrën e punës sime”.

Bashkëshortja e Trampit nuk dha sqarime të mëtejshme. Ajo nuk i përmendi cilat ishin pasaktësitë në fjalë. Ndërkohë mediat ndërkombëtare shkruajnë se në faqen e saj të internetit pretendohej se ishte diplomuar në Slloveni, në një kohë kur biografia e jetës së asaj që mund të bëhet Zonjë e Parë e Amerikës thotë se, 46-vjeçarja kishte hequr dorë nga shkolla për t’u përqendruar te karriera si modele.

Faqja e internetit specifikonte se, pasi kishte marrë diplomën në degën e Dizajnit dhe Arkitekturës, Melani kishte nisur seancat e fotografive si modele në Paris e Milano, përpara se të vendosej përfundimisht në Nju-Jork në vitin 1996.

E shoqja e miliarderit njujorkez u akuzua edhe për plagjiaturë, pasi disa pjesë të fjalimit të saj ngjasonin shumë me fjalën e mbajtur nga Mishel Obamës në vitin 2008, gjatë Konventës së atëhershme demokrate.

(Kosova Sot)