Tepelenë, asgjësohen 1720 bimë kanabis sativa, arrestohen dy persona

  • 29 July 2016 - 19:17
Tepelenë, asgjësohen 1720 bimë kanabis sativa, arrestohen dy persona

Policia e Tepelenës ka asgjësuar 1720 bimë narkotike Cannabis Sattiva si dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar si kultivues të saj.
Të arrestuarit janë: Ylleson Shuli , 64 vjeç, banues Korçë, Aldo Halili, 20 vjeç, banues në Durrës si dhe u bë shpallja në kërkim një perosni me iniciale A.H.

Gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Gropa e Vodicës” në fshatin Beçisht,Tepelenë ,u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1720 bimë e dyshuar Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike ,i kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 284 & 25 i Kodit Penal .

(Kosova Sot)