Mendonte që po përjetonte dhimbje të paslindjes, kishte kancer terminal

  • 29 July 2016 - 20:36
Mendonte që po përjetonte dhimbje të paslindjes, kishte kancer terminal

Sandra, e cila ka jetuar në Angli për dhjetë vjetët e fundit, po mundohet të qëndrojë pozitive,raporton Gazeta Kosova Sot

Një grua, që ishte bërë nënë për herë të parë kur kishte sjellë në jetë binjaket e saj, kishte menduar që po përjetonte dhimbje të paslindjes, mirëpo simptomat që ajo po i përjetonte ishin të kancerit terminal. Sandra Bilotta kishte përjetuar shtrëngim të këmbëve, dhimbje të shpinës dhe lodhje të tmerrshme pasi që kishte lindur binjaket në vitin 2013. Mirëpo 34-vjeçarja kishte menduar që simptomat ishin si pasojë e ndryshimeve të stilit të jetesës, pas lindjes së binjakeve. Dy muaj më vonë, simptomat e saj ishin përkeqësuar andaj ajo, në muajin tetor të vitit të kaluar, kishte shkuar për kontroll kur edhe ishte diagnostikuar me një formë agresive të leukemisë akute. Në janar, ajo e ka kuptuar që kanceri i saj është terminal dhe tanimë nuk e di edhe sa kohë jetë i ka mbetur.

Sandra, që është nga Filadelfia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo jeton në Mersejsajd të Anglisë, thotë që është ndier e çliruar pasi që është diagnostikuar, pasi që të qenit nënë ka qenë gjëja që ajo e ka dashur më së shumti. Nuk mërzitet për sëmundjen "Iu pata nënshtruar testeve të gjakut dhe kur u pata diagnostikuar me kancer u pata habitur. E di që tingëllon e çuditshme, mirëpo, edhe u pata çliruar - gjithçka që kam dashur në jetë ka qenë të bëhem nënë andaj jam çliruar që sëmundja ime nuk do të ndikonte tek fëmijët". Teksa i ka përshkruar simptomat e para, ajo ka thënë: "Pata filluar të ndjeja shtrëngime të lehta në këmbë dhe dhimbje në shpinë, mirëpo pasi që pata lindur, nuk kam menduar në lidhje me to. Mendoja që vinin si pasojë e mbajtjes së foshnjave. Kam lindur në muajin qershor dhe në tetor dhimbja e shpinës u pati bërë e padurueshme.

Ndihesha tejet e lodhur. Mirëpo, meqë zgjohesha shpesh natën për t'i ushqyer vajzat mendoja që kjo ishte normale për një nënë. Pata filluar të frikësohesha që nuk do të mund ta përballoja të qenit nënë, ndjenjë kjo më e keqja që e kam përjetuar ndonjëherë. Një ditë një shoqe pati ardhur për të më parë dhe kur e pati vërejtur që isha në gjendje të keqe, më pati dërguar menjëherë në spital". Sandra, e cila ka jetuar në Angli për dhjetë vjetët e fundit, po mundohet të qëndrojë pozitive për bashkëshorten e saj, Amanda Plumb, 41-vjeçare de binjaket trevjeçare Lily Grace dhe Emma Rose. Ajo po mundohet t'i inspirojë njerëzit e tjerë, që janë të prekur nga diagnoza e njëjtë, që të mos dorëzohen asnjëherë. 

(Kosova Sot)