Shqipëri: 19 deputetë dhe 11 kryebashkiakë probleme me drejtësinë

  • 29 July 2016 - 21:35
Shqipëri: 19 deputetë dhe 11 kryebashkiakë probleme me drejtësinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri publikoi rezultatet e verifikimit të formularëve të dekriminalizimit për deputetët dhe kryetarët e bashkive.

19 deputetë dhe 11 kryebashkiakë plotësuan dënimet, ndalimet apo proceset gjyqësore dhe akuzat me të cilat ishin përballur. 7 deputetë kishin marrë pafajësinë me vendim të formës së prerë ose cështja i ishte pezulluar.

Të dhënat për dy kryetarët e bashkisë, Artur Bushi dhe Elvis Roshi po verifikohen nga Prokuroria e Përgjithshmë, ndërsa Roshi është në arrest shtëpie për këtë çështje, shkruan Lapsi.al.

Gjithsesi asnjë nga të dhënat që po verifikohen për deputetët nuk do të kenë për pasojë ndërprerjen e mandatit.

(Kosova Sot)