Flet organizatorja: Kishte shumë njerëz prandaj mund të ndodhin gjëra të tilla

  • 29 July 2016 - 23:00
Flet organizatorja: Kishte shumë njerëz prandaj mund të ndodhin gjëra të tilla

Organizatorja e ‘Beer Fest” thotë se “Incidenti nuk ishte i madh, deshta ti siguroj qytetaret qe nuk ishte ndonjë incident shumë i madh, mund të ndodhin gjëra që kur të mbidhet numer i madh edhe mund të ndodhin gjëra të tilla”.

(E plotësuar)

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në sheshin “Zahir Pajaziti” është plagosur një 15 vjeçar. Agron Borovci, zyrtar për informim ne Policinë e Kosovës ka treguar  se gjuajt me armë ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Ju njoftojme se më datë 29.07.2016 rreth ores 23;00 nga njesite patrolluese është raportuar se në Sheshin ,,Zahir Pajaziti’’ ka pasur të shtena me armë . Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gezhoja. Lidhur me kete rast kemi marr nje informate qe nje person i mitur rreth 15 vjeç është i plagosur në kembën e majtë dhe i njejti ështe derguar në QKUK. Policia është ne vendin e ngjarjes dhe per momentin situate eshte nen kontroll”.

Festivali i birrës, 'Beer Fest' i cili filloi sot në Prishtinë është ndërprerë sipas burimeve të Gazetën Kosova Sot ka të shtëna me armë.

Në mes të qytetarëve ka pasur panikë dhe qytetarët janë shpërndarë të frikësuar duke mos e ditur se qfarë po ndodh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Disa kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe ka pasur edhe  vjedhje të qantave.

(Kosova Sot)