‘Z- Mobile’ mund t'ia marrë miliona euro PTK-së përmes procesit të kurdisur

  • 30 July 2016 - 07:39
‘Z- Mobile’ mund t'ia marrë miliona euro PTK-së përmes procesit të kurdisur

Marrëveshja sekrete me vëllezërit Devolli zhvat kompaninë publike

Deputeti Salihaj: PDK-ja dhe oligarkët janë dhe do të jenë e keqja më e madhe për Kosovën

"Njëri nga avokatët më të shquar në skenën e drejtësisë kosovare, që foli në kushte anonimiteti, ka thënë për gazetën "Kosova Sot" se "padia e kompanisë "Z- Mobile" ndaj PTK-së është kryekëput një marrëveshje sekrete, që është bërë asokohe ndërmjet krerëve më të lartë të PDKsë dhe vëllezërve Devolli, dhe e njëjta marrëveshje është bërë me qëllim të ndarjes përgjysmë të parave"

Kompania "Z- Mobile" para ca muajsh ka ushtruar një padi kundër ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës, e cila siç dihet është dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Kompania e Blerim Devollit pretendon se është dëmtuar qëllimisht nga ndërmarrja publike dhe si dëmshpërblim po i kërkon hiç më pak se 44 milionë euro. Po ashtu, "ZMobile" po pretendon se drejtuesit e saj janë fyer dhe janë kërcënuar nga Rexhë Gjonbalaj, ish-kryetar bordi në këtë ndërmarrje publike dhe Ejup Qerimi, ish-kryeshef i saj. Por se deri ku ka mbërritur procesi për momentin nuk dihet, aq më tepër kur për dy javë rresht drejtuesit aktualë të PTK-së dhe zyrtarë të kompanisë "Z- Mobile" nuk kanë dhënë përgjigje për gazetën se në çfarë faze ka mbërritur kontesti gjyqësor në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Drejtësisë në mes të kompanisë "Z- Mobile" me PTK-në. Mirëpo, heshtja sikur lë vend tek analistët për të dyshuar se PTK-ja pritet se do ta humbasë kontestin gjyqë- sor me kompaninë "Z- Mobile" për ta pasuruar edhe më tej këtë kompani, e cila është krijuar përmes rrëmbimit dhe blerjes së kundërligjshme të drejtësisë së kriminalizuar. Kryesindikalisti i PTK-së, Lami Balaj, i pyetur se a janë në dijeni se ku ka mbërritur ky proces, u shpreh për gazetën "Kosova Sot" se nuk janë në dijeni fare se deri ku ka mbërritur procesi gjyqësor. I pari i sindikatës, Balaj, thotë se kjo po ndodh pasi që drejtori dhe bordi i PTK-së po e mbajnë fshehurazi çështjen dhe asgjë nuk po tregojnë dhe janë tepër të mbyllur për mediet dhe sindikatën. Ndërkaq njëri nga avokatët më të shquar në skenën e drejtësisë kosovare, që foli në kushte anonimiteti, ka thënë për gazetën "Kosova Sot" se "Padia e kompanisë 'ZMobile' ndaj PTK-së është kryekëput një marrëveshje sekrete, që është bërë asokohe në mes të krerëve më të lartë të PDK-së dhe vëllezërve Devolli dhe e njëjta marrëveshje është bërë me qëllimin e vetëm të ndarjes përgjysmë të parave". Ai shprehet se nuk duhet të habitemi fare se kompania e PTK-së pritet se do ta humbasë kontestin gjyqë- sor me kompaninë "Z- Mobile", sepse marrëveshja ka qenë e tillë që paraprakisht të bëhet padia në arbitrazh, ndërkaq më vonë fitimi do të ndahet në dy pjesë, në ndonjërën nga bankat jashtë vendit dhe njëra pjesë e fitimit do të jetë për krerët më të lartë të PDK-së e tjetra hise do të jetë për vëllezërit Devolli". Veç saj, avokati me nam, që foli për gazetën në kushte anonimiteti, ka shtruar se nuk dihet edhe sa do t'i tolerojnë shteti dhe Prokuroria e Kosovës oligarkët "Devolli" që ta mjelin jo vetëm PTK-në, por edhe shtetin e Kosovës dhe qytetarët saj, duke u bërë shtet në miniaturë në shtetin e Kosovës... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)