Aksidenti i sotëm në Milot, zbardhet emri i viktimës dhe 5 të lënduarve

  • 30 July 2016 - 09:58
Aksidenti i sotëm në Milot, zbardhet emri i viktimës dhe 5 të lënduarve

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i mëngjesit të sotëm në Milot në vendin e njohur si “tregu i Milotit”.

Policia njofton se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 06.40, në autostradë, në afërsi të tregut të Milotit, kur janë përplasur dy makinat njëra Nissan me targa AA 316 IV, me drejtues shtetasin me inicialet D. F., dhe mjeti Opel me targa të Kosoves 07-689-AN, me drejtues shtetasin kosovar me inicialet A. C.

Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja e mjetit Nissan, 70-vjeçarja G. F., rreth 70 vjeçe, banuese në Tiranë dhe aksidentuar 5 persona të cilët po dërgohen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia në vendngjarje po kryen veprimet.

(Kosova Sot)