Vogëlushja 6-vjeçare rrezikon jetën për të shpëtuar nga zjarri vëllain 11-muajsh

  • 30 July 2016 - 10:33
Vogëlushja 6-vjeçare rrezikon jetën për të shpëtuar nga zjarri vëllain 11-muajsh

Një 6-vjeçare ka rrezikuar jetën e saj për të shpëtuar vëllain 11-muajsh nga zjarri, që kishte përfshirë apartamentin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në South Wales, Angli, raportojnë mediat britanike.

6-vjeçarja Kelsey Davies ka marrë vogëlushin nga krevati i tij dhe ka vrapuar drejt shkallëve. Pasi u sigurua që vëllai ishte i sigurt, ajo më pas ka vrapuar për të shpëtuar edhe vëllain tjetër, nuk arriti të mbijetonte.

Flakët kishin përfshirë shtëpinë dhe ishte e pamundur për të që të shpëtonte edhe 4-vjeçarin. Ndërsa pjesa tjetër e familjes nuk kanë pësuar lëndime.

Mamaja e 6-vjeçares tregon se është shumë krenare për të bijën.

28-vjeçarja është shprehur: “Kelsey është e habitshme. Ajo mori Andrew nga krevati dhe e nxori jashtë shtëpisë. Unë jam shumë krenare për të, por kurrë nuk do ta marr veten pas vdekjes së djalit 4-vjeçar, Jack”.

(Kosova Sot)