Basha: Tallje e rëndë e Ramës me qytetarët për rritjen e pensioneve

  • 30 July 2016 - 11:51
Basha: Tallje e rëndë e Ramës me qytetarët për rritjen e pensioneve

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur si tallje vendimin e qeverisë për indeksimin e pensioneve.

Sipas Bashës, ky vendim po fryhet pasi realisht shtimi që vjen nga ky indeksim në xhepat e qytetarëve është i pa përfillshim.

Statusi i Bashës në Facebook:

Edi Rama po fryn me pompe vendimin per indeksimin me 1.6 perqind te pensioneve, qe ne te vertete eshte nje tallje e rende. Nje tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarise per ata ne zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 leke te vjetra ne muaj, ndersa per ata ne fshat 1300 leke ne muaj.

Pra nje buke e 100 gram djathe ne muaj eshte bujaria e Edi Rames nderkohe qe cmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim eshte nje turp i qeverise në ikje, nje mase e pritur me perbuzje. Cfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Cmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco te Beqes? Asnje vendim i tille qesharak nuk e shpeton Edi Ramen nga pensioni i afert politik.

(Kosova Sot)