Lekaj godet Mustafën: Ti je kryeministri më i paaftë që ka pasur ndonjëherë Kosova

  • 30 July 2016 - 12:15
Lekaj godet Mustafën: Ti je kryeministri më i paaftë që ka pasur ndonjëherë Kosova

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, I është kundërpërgjigur kryeministrit Isa Mustafa, I cili sot ka thënë se deputetët e opozitës janë duke këmbëngulur për të ndaluar Liberalizimin e Vizave.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka thënë seekspertë nga të gjitha lëmit janë kundër asaj që kryeministri Mustafa institon të shtyej përpara.

Ky është reagimi i plotë:

Profesionistë e ekspert nga të gjitha lemit janë kundër kësaj që ju po insistoni ta shtyni përpara, prandaj t'i i quan të "sëmurë", vetëm pse janë në mbrojtje të tokës së Kosovës...ndërsa historia jote tregon se edhe në një kohë ngjashëm i ke quajtur, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës që nuk pajtonin me juve.

As sot sikur atëherë nuk po arrinë të shënosh "autogolin" e qëllimshëm për Kosovën, për të falë tokë e për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, motoja që më së shumti t'përshtatet si "tregtarë" që jeni bërë me fatin e Kosovës, do të ishte "ne jemi padrejtësia - ne jemi tradhtia". Se që je diçka tjetër për veç i padrejtë është e pamundur.

Jeni strukur si struca pas ndërkombëtarëve dhe të interesuar që të qëndroni me çdo kusht e çmim në pushtet, ju nuk e dëshironi konsensusin parlamentar, për t'i thënë jo, marrëveshjes së dëmshme të demarkacionit. Duke mos i dhënë zgjidhjen (përgjigjen) e duhur kësaj teme dëshironi që t'a lëni si alibi për ngërç, e kështu për t'i turbulluar mendjet e qytetarëve të Kosovës, për rrënimin dhe mos zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mirëqenien e punësimin e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të.

Kryeministri më i paaftë që ka patur ndonjëherë Kosova bashkë me kastën e tij janë të interesuar vetëm për suksesin e bizneseve të tyre e jo për suksesin e Kosovës.

(Koosva Sot)