Drejtori i Njësisë Speciale: Po organizohen manifestime pa vlerësim të nivelit të sigurisë

  • 30 July 2016 - 12:18
Drejtori i Njësisë Speciale: Po organizohen manifestime pa vlerësim të nivelit të sigurisë

Drejtori i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gerguri ka reaguar pas tollovisë së mbrëmshme në festivalin e birrës, në kryeqytet, ku pati të shtëna me armë.

Ai ka thënë se manifestime të tilla po bëhen pa e vlerësuar fare nivelin e sigurisë dhe pa konsultim paraprak me organet e rendit.

Ai ka kërkuar nga prindërit të kenë kujdes për fëmijët e tyre derisa ka thënë se vetëdija e qytetarëve për kujdes duhet të rritet për të parandaluar një aksident trafiku apo sulmi terrorist.

“Vetëdija e qytetarit ngritet me kujdes,arsimim, edukim,bashkëpunim,komunikim,besim,me qëllim të parandalohet e keqja qoftë të një aksidenti trafiku apo edhe akti terrorist! Diçka që po ndodhë sot në Belgjikë, Francë,Gjermani, Turqi,mund të ndodhë nesër edhe ne Kosovë! Prandaj qytetari i Republikës së Kosovës duhet të zgjohet dhe të sjellet si të gjithë qytetaren në Izrael,në Angli apo ne shtetet tjera funksionale...”, ka shkruar Gerguri, në profilin e tij në FB.

Reagimi i plotë i tij

(Kosova Sot)