Mediat e huaja shkruajnë për incidentin në ‘Beer Fest’

  • 30 July 2016 - 12:55
Mediat e huaja shkruajnë për incidentin në ‘Beer Fest’

Për inicidentin që ndodhi mbrëmë në festivalin ‘Beer Fest’ në Prishtinë, kanë raportuar edhe mediat e huaja.

Mediat serbe, boshnjake dhe italiane, kanë shkruar se rreth 40 persona kanë mbetur të lënduar pas zjarrit të hapur nga një person i panjohur.

Klix.bc , Radiosarajevo.ba , Blic.rs  dhe Tg24com, poashtu kanë raportuar edhe për ndihmën e kërkuar nga të lënduarit dhe deklaratën e organizatorëve të këtij festivali.

(Kosova Sot)