Sunduesit e pushtetit nuk dinë çka është llogaridhënia

  • 30 July 2016 - 07:33
Sunduesit e pushtetit nuk dinë çka është llogaridhënia

Qytetarët nuk përfillen nga oligarkët e politikës

Lajçi: Kjo sjellje e papërgjegjshme e pushtetarëve është shumë e rrezikshme 

"Shumë gjëra mund të rikuperohen, por 3 gjëra janë të parikuperueshme. 1. Është shkatërrimi i trashëgimisë kulturore. 2. Shkatërrimi i ambientit. 3. Shkatërrimi i arsimit. Ne mund të bëhemi vendi më i pasur i botës (teorikisht), por nuk mund ta kthejmë trashëgiminë kulturore që e kemi shkatërruar në këto 17 vjet", thotë analisti Nexhmedin Spahiu për "Kosova Sot" 

Po bëhen pothuajse dy dekada që në pushtet ndodhet kjo klasë politike, si në nivelin lokal dhe atë qendror, por llogaridhënia për dështimet e vazhdueshme që e kanë përcjellë këtë politikë si tërësi, ka munguar në të gjitha fazat, pavarë- sisht situatave të ndryshme kur në vend të zhvillimit dhe perspektivës së premtuar për qytetarin, proceset kanë stagnuar ose janë kthyer mbrapa dhe i është sjellë më shumë dëme se sa dobi këtij shteti të ri, që është akoma në ndërtim e sipër. Falë papërgjegjë- sisë serioze të qeverisjes së kësaj klase politike, sipas njohësve të rrethanave të deritanishme në vend, shteti i ri i Kosovës ka shënuar dhe po vazhdon të ketë akoma ngecje për integrim më të suksesshëm në rrjedhat rajonale dhe evropiane, duke qenë edhe në një kaos të madh në fushën e sundimit të ligjit, me ekonomi të dështuar, sikurse edhe me shëndetësi dhe arsim gjithashtu tërësisht si fusha të dështuara.

Spahiu: Qasja e politikës në pushtet ka qenë e gabuar

Sipas njohësve të kësaj situate, edhe riparimi i këtyre ngecjeve dhe dështimeve, për kthim të një gjendjeje normale e funksionale, do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Analisti politik Nexhmedin Spahiu, njohës shumë i thellë i të gjitha zhvillimeve politike në vend, të sfidave që ky lidership politik i ka kaluara para, gjatë dhe pas luftës, në procesin e ndërtimit të shtetit të ri, konstaton se që nga fillimi i realitetit të ri politik në vend, qasja e politikës në pushtet ka qenë e gabuar, prandaj edhe rehabilitimi i dështimeve të shumta do të jetë sfidë e rënë për brezat që vijnë. Ai pohon se ka disa gjëra që mund të rikuperohen, por ka edhe të atilla që paraqesin sfidë të madhe, mbase edhe janë të papërmirësueshme. "Shumë gjëra mund të rikuperohen, por 3 gjëra janë të parikuperueshme. 1. Është shkatërrimi i trashëgimisë kulturore. 2. Shkatërrimi i ambientit. 3. Shkatërrimi i arsimit. Ne mund të bëhemi vendi më i pasur i botës (teorikisht), por nuk mund ta kthejmë trashëgiminë kulturore që e kemi shkatërruar në këto 17 vjet", thotë Spahiu për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)