118 aksidente gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë

  • 30 July 2016 - 14:09
118 aksidente gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndodhur 118 aksidente, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas raportit policor, në 38 aksidente ka pasur të lënduar, ndërsa 80 të tjera kanë qenë pa të lënduar.

Policia poashtu ka shqiptuar 1130 tiketa në gjithë territorin e Kosovës.

Bëhet e ditur poashtu se janë arrestuar 25 persona për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 17 janë dërguar në mbajtje.

(Koosva Sot)