Protesta në Australi pas abuzime me të rinjtë aborigjenë

  • 30 July 2016 - 16:18
Protesta në Australi pas abuzime me të rinjtë aborigjenë

Qindra vetë kanë dalë në protesta në qytete të ndryshme të Australisë pas akuzave për abuzime me të rinjtë aborigjenë të mbajtur në institucionet e riedukimit.

Tubuesit e mbledhur në Melbourne, Sydney dhe Brisbane kanë shprehur që të gjithë tronditjen e tyre të thellë ndaj filmimeve që tregojnë sesi adoleshentëve u lëshohet gaz lotsjellës, ndërsa në një video tjetër shfaqet dhe një djalë i lidhur pas një karrigeje me një kapuç në kokë.

Kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull, kërkoi të hetohet ky incident, por refuzoi thirrjet për një hetim më të gjerë në mbarë vendin.

Rreth 700 vetë llogaritet të jenë mbledhur në Melbourne dhe mbi 300 në Sydney. Pamjet e abuzimeve u bënë publike për herë të parë nga programi Four Corners.

Në total ishin 6 të miturit e përballur me gazin lotsjellës dhe që të gjithë ata po kërkojnë të dëmshpërblehen për keqtrajtim. Indigjenët përbëjnë 3% të popullsisë australiane, por shanset e tyre për të përfunduar në burg janë 26 herë më të larta se ato të pjesës tjetër. 

(Kosova Sot)