Zjarr në burgun e Shën Kollit

  • 30 July 2016 - 16:46
Zjarr në burgun e Shën Kollit

Pasditen e kësaj të diele një qeli në burgun e Shën Kollit është përfshirë nga flakët.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa nga informacionet paraprake nuk raportohet që të ketë të burgosur apo persona nga stafi të lënduar. 

Pasi kanë nxjerrë të burgosurit nga qelia është njoftuar menjëherë zjarrëfikësja për të shuar flakët.

(Kosova Sot)