Juncker: Ka rrezik të madh që të anulohet marrëveshja për emigrantët me Turqinë

  • 30 July 2016 - 16:53
Juncker: Ka rrezik të madh që të anulohet marrëveshja për emigrantët me Turqinë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur shqetësimin e tij mbi marrëveshjen për emigrantë me Turqinë.

Ai ka theksuar se kjo marrëveshje mund të shkatërrohet.

“Rreziku është i madh, ndërsa suksesi i deritanishëm është i brishtë. Presidenti turk, Erdogan ka lënë të kuptojë se ai dëshiron të përfundojë marrëveshje,” tha Juncker për gazetën austriake Kurir, transmeton koalb.com.

Nëse ndodh një gjë e tillë,’ atëherë pritet një valë e re refugjatësh që do të vazhdojnë të qëndrojnë para dyerve të vendeve të BE-së,” shtoi ai.

Deri me tani Turqia i është përmbajtur marrëveshjes historike me Brukselin për të ndaluar emigracionin e paligjshëm në Europë, në këmbim të ndihmës financiare dhe premtimit për liberalizimin e vizave.

Juncker gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me zhvillimet politike ne Turqi dhe përsëriti se negociatat për futje e dënimit me vdekje në vend, do të dërgonin në ndalimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësimin në BE.

(Kosova Sot)