Trump dhe oligarku

  • 30 July 2016 - 18:33
Trump dhe oligarku

Shtëpia nuk ishte ndërtuar për një oligark rus, edhe pse dukej ashtu. Rezidenca me 5760 metra katrorë, me 17 dhoma të fjetjes është një pallat i bërë me para të reja, që ka shatërvanë grekë, fusha tenisi, murale, parking nëntokësor për shumë vetura, si dhe një pishinë të madhe dhe vaskë me shikim drejt detit. Kishte madje edhe një emër aristokratik 'Maison de l'Amitie', ose Shtëpia e Miqësisë. Ishte një trofe për magnatin e shtëpive të pleqve, deri në momentin kur e humbi pasurinë, në vitin 2004. Ajo ishte koha kur atë e bleu Donald Trump.

Pasi që kishte paguar 36.7 milionë euro për shtëpinë në nëntor të vitit 2004, Trump e quajti atë pjesën më të mirë të tokës në Floridë, e ndoshta edhe në SHBA. Ai premtoi se do ta modernizojë strukturën për ta bërë atë shtëpinë e dytë më madhështore në Amerikë. Qëllimi i tij ishte që ta shesë atë për fitim të shpejtë. Dy vjet pas blerjes e nxori atë në shitje për 112 milionë euro, por tregu i patundshmërive kishte shënuar rënie dhe nuk pritej që dikush t'ia paguajë atij trefishin e çmimit të blerjes në mes të pritjes së një recesioni, transmeton gazeta Kosova Sot.

Lidhjet e vjetra me rusët

Në verën e vitit 2008, Trump e gjeti zgjidhjen e problemit të tij në formë të njërit prej 100 njerëzve më të pasur në botë: miliarderit rus që quajtur Dmitry Rybolovlev. Më pas me një pasuri të cilën 'Forbes' e ka vlerësuar në 11.6 miliardë dollarë, Rybolovlev e kishte bërë një pasuri në Rusinë e viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Ai e ka kaluar një vit në burg i akuzuar për vrasje e më pas është liruar ndërsa e kishte të veshur një jelek kundër plumbave kur iu kërcënua jeta. Ai ia pagoi Trump-it 85 milionë euro për shtëpinë, gjë që u konsiderua si shitja më e shtrenjtë për shtëpi banesore në SHBA. Natyra e lidhjes së Trump-it me Rusinë shpërtheu sërish si një pjesë e fushatës, falë komenteve të tij miqësore në lidhje me presidentin rus Vladimir Putin; lidhjet që kanë disa nga këshilltarët e tij me Moskën; mendimet e tij kundërshtuese në lidhje me NATO-n dhe Ukrainën, që u ngjajnë shumë atyre të Putin-it; dhe thirrja e tij që ia bëri të mërkurën Moskës për t'i gjetur dhe publikuar email-et e fshira private të Hillary Clinton-it. Por, lidhja nuk është vetëm politike. Trump vazhdimisht ka eksploruar biznese në Rusi, është bërë partner me rusët në projekt gjetiu, ndërsa ka përfituar nga zemërgjerësia ruse në ndërmarrjet e tij në biznes.

Të mërkurën ai me tepërim këmbënguli se nuk ka të bëjë ndonjë gjë me Rusinë dhe tha se nuk ka ndonjë investim në atë shtet. Ai, megjithatë e ofroi një përjashtim 'Maison de l'Amitie'. "Më së shumti i jam afruar Rusisë kur para disa viteve e bleva një shtëpi në Floridë dhe ia shita atë një rusi me një çmim shumë të mirë", ka thënë ai. Por, pse ia pagoi miliarderi rus një shumë aq të madhe atij për një shtëpi për të cilën besohet që nuk ka hyrë ndonjëherë në të, që ka mohuar se e posedon dhe të cilën tani planifikon që ta rrënojë? Përgjigjja ofron një dritare të rëndësishme në miqësinë e Trump-it me oligarkët rusë, të cilët me siguri i konsideron si aleatë biznesi. Disa muaj pas blerjes së shtëpisë, Rybolovlev u nda nga gruaja. Ajo e akuzonte atë për pabesi, ndërsa në dokumentet për ndarje kishte pohuar se ai i kishte ndarë femrat e reja me miqtë dhe oligarkët e tjerë. Në mesin e kërkesave të aseteve të tij, gjendej edhe gjysma e vlerës së shtëpisë së blerë nga Trump, për të cilën e akuzonte bashkëshortin se e kishte blerë në emër të dikujt tjetër për ta mbajtur larg saj. 

Kandidati republikan gënjen

Në vitin 2011 një shërbyes i procesit e përcolli atë në Havai, ku rusi kushte blerë një shtëpi për 18 milionë euro nga aktori Will Smith. Derisa rusi po provonte që të ikë, shërbyesi kërceu mbi veturën në lëvizje të pasanikut rus për t'ia dorëzuar dokumentet ligjore në dritare. Në një incident tjetër, të xhiruar dhe postuar në internet, shihet një shërbyes duke vrapuar në drejtim të veturës së tij derisa vozitësi e nisë veturën dhe largohet me shpejtësi të madhe. Pasi që shtëpia 'Maison de L'Amitie' ishte pjesë e një beteje ligjore, Dmitry e distancoi veten nga ajo pronë. Ai mohoi se e posedon shtëpinë në mënyrë direkte apo indirekte. Ai ka thënë se pronari i vërtetë ishte një trust familjar i krijuar për sigurim financiar të të dy bijave të tij. Trump më pas u lavdërua duke thënë se të gjithë oligarkë ishin të pranishëm në ngjarje. Derisa ishte në Moskë ai kishte diskutuar planet për projekte të patundshmërive atje. Trump ka shumë gjëra të përbashkëta me oligarkët rusë, pasurinë, vetëbesimin, dëshirën për trofe të reja, ndërsa në vitet e fundit ka shkuar në drejtim të tyre. Në vitin 2013, ai u bë partner me magnatin rus të patundshmërive Aras Agalarob për ta dërguar garën për Miss Universe, të cilën e posedonte Trump në atë kohë, në Rusi, është vështirë që të verifikohet pohimi i tij i kësaj jave se nuk ka investime në Rusi dhe se raportet e tij me rusët janë shumë të kufizuara.  

(Kosova Sot)