Gardianët u 'trembën' nga shpërthimi i bombolës së gazit në Shënkoll, qëlluan në ajër

  • 30 July 2016 - 23:48
Gardianët u 'trembën' nga shpërthimi i bombolës së gazit në Shënkoll, qëlluan në ajër

Zjarri që shpërtheu këtë pasdite në godinën e paraburgimit në burgun e Shënkollit ka frikësuar edhe vetë punonjësit e burgut.

Me përhapjen e flakëve dhe tymit nga qelitë e katit të dytë të kësaj godine, u mësua se bëhej fjalë për zjarr, e më tej janë njoftuar forcat e policisë dhe ato zjarrfikësve.

Nga zjarri humbi jetën një 25-vjeçar, Flamur Sulaj, i cili u gjet i asfiksuar në tualetin e qelisë, ndërsa disa të burgosur dhe personel i burgut mbetën të lënduar. 

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje, pasi ka dyshime që të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

(Kosova Sot)