Ky është polici që u vra mbrëmë në Kumanovë (Foto)

  • 31 July 2016 - 10:44
Ky është polici që u vra mbrëmë në Kumanovë (Foto)

Një polic ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimit të rëndë nga thika e një banorit të lagjes rome në Kumanovë. Polici shkoi të inspektoj rastin të cilin e paraqitën si prishje të rendit dhe qetësisë publike. Nga zënka e banorëve me policinë, pësoi polici, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga njoftimi i policisë thuhet se një pjestar i policisë ka mbetur i vdekur në lagjen Sredorek të Kumanovës. Efektivi i policisë me inicialet S.G është goditur për vdekje me mjete të forta nga disa persona në momentin që kishte tentuar të arrestojë një banorë të lagjes Sredorek me shumicë rome. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 21:30. Vdekja e policit është konstuar nga mjekët në Spitalin e Kumanovës. MPB-ja ende nuk bërë të ditur identitetin e sulmuesit dhe nuk ka informuar zyrtarisht për ngjarjen dhe as për motivet e krimit.

Polici quhet Goran Stanishevski dhe i përkiste Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë. Varrimi i tij do të bëhet nesër me të gjithë nderimet zyrtare, sipas ligjit të MPB-së.

(Kosova Sot)

Goran Stanishevski