Një vajzë 30 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e të shtënave në Teksas (Video)

  • 31 July 2016 - 11:08
Një vajzë 30 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e të shtënave në Teksas (Video)

Këto janë pamjet e para që vijnë nga qyteti Austin në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku vetëm një orë më parë sikundër njoftoi policia amerikane, një burrë ka qëlluar në mes të qytetit duke lënë disa të vrarë.

Ngjarja

Mediat amerikane bëjnë të ditur se një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të qytetit Austin në Teksas të SHBA.

Sipas raportimet më të fundit bëhet fjalë për disa të vrarë, ndërsa autori mendohet se është larguar.

Policia ka rrethuar zonën dhe u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë. Deri më tani thuhet se një vajzë 30 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e të shtënave ndërsa 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

(Kosova Sot)

(E plotësuar)

Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e disa të shtënave në qytetin Austin të Texasit, kanë mbetur të vrarë disa persona.

Zyrtarët policorë thonë se një grua rreth të tridhjetave ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndodhur sulmi.

Raportohet se të paktën edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur ende në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Departamenti i Policisë në Austin, ka paralajmëruar publikun që të i shmangen zonës në qendër të qytetit ku edhe ka ndodhur incidenti me armë.