Papa Françesku paralajmëron rreth edukimit të gabuar të fëmijëve

  • 31 July 2016 - 11:23
Papa Françesku paralajmëron rreth edukimit të gabuar të fëmijëve

Lideri i katolikëve të botës ka paralajmëruar familjet për edukimin e gabuar të fëmijëve.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Papa Françesku, lideri i katolikëve të botës i cili po viziton Poloninë, të shtunën në qytetin Krakow në jug të këtij vendi, ka paralajmëruar familjet në lidhje me edukimin e gabuar të fëmijëve për shkak të varësisë së madhe të tyre nga telefonat celularë. Lideri i katolikëve të botës deklaroi se disa familje në mënyrë të gabuar i lënë të lirë fëmijët që të përdorin në masë të madhe telefonat celularë dhe aparatet për lojëra kompjuterike.

Për fat të keq ky edukim i gabuar gjithnjë e më shumë po bëhet gjithëpërfshirës. Papa Françsku i cili fliste para një milion njerëzve, ka theksuar nevojën për edukimin e drejtë të fëmijëve nga ana e familjeve dhe paralajmëroi se nuk duhet ngatërruar përtacia e fëmijëve me lumturinë e tyr.

(Kosova Sot)