Shefat e diplomacisë franceze dhe amerikane bisedojnë rreth Sirisë

  • 31 July 2016 - 11:24
Shefat e diplomacisë franceze dhe amerikane bisedojnë rreth Sirisë

Shefat e diplomacisë së Francës dhe Amerikës kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar në lidhje me situatën në Siri.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Jean-Marc Ayrault, ministri i punëve të jashtme të Francës dhe Xhon Kerry, sekretari amerikan i shtetit, në një takim që zhvilluan dje në mbrëmje në Paris, kanë diskutuar në lidhje me situatën në Siri.

Shefat e diplomacisë së Francës dhe Amerikës në këtë takim gjithashtu kanë diskutuar edhe veprimet strategjike që mund të ndihmojnë për daljen e Sirisë nga kriza aktuale. Kjo është në kohën kur një ditë më parë sekretari amerikan i shtetit është takuar dhe ka biseduar me Mahmud Abas, kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës.

(Kosova Sot)