Vazhdojnë beteja për Alepon

  • 31 July 2016 - 11:42
Vazhdojnë beteja për Alepon

Me thellimin e përleshjeve në lindje të Alepos në veriperëndim të Sirisë, civilët nga frika e sulmeve nga grupet terroriste, janë transferuar në rajone të tjera të sigurta.

Qytetarët të cilët kanë qenë duke jetuar në rrethinat lindore të Alepos në veri të Sirisë, kanë filluar të lëvizin për të dalë nga këto rajone që dominohen nga terroristët dhe një gjë e tillë është duke u bërë nëpërmjet rrugëve të sigurta.

Sipas agjencisë së lajmeve Rusia Aljum, pas njoftimit për hapjen e rrugëve të sigurta për daljen e qytetarëve nga rajonet që dominohet nga terroristët në lagjet lindore të Alepos, shumë familje kanë shfrytëzuar këto korridore të sigurta. Aktualisht shumica e familjeve janë nisur me autobusë dhe janë tubuar në rajonin Al Kasr. 

Sipas tyre, grupet terroriste i pengojnë qytetarët sirianë të largohen nga këto rajone, sepse kanë për qëllim që t’i përdorin ata si mburoja njerëzore. Guvernatori i Alepos ka njoftuar se rajonet lindore të këtij qytetit janë të gatshëm për pritjen e këtyre familjeve.

(Kosova Sot)