Skandaloze: Kryeinfermierja e Spitalit në Mitrovicë s'di të shkruaj shqip (Foto)
Motra kryesore e një reparti në spitalin e Mitrovicës ka bërë një njoftim me plotë gabime drejtshkrimore.
Musa Mustafa, gazetar nga Mitrovica, ka publikuar në facebook një njoftim që sipas tij e ka fotografuar në repartin e Kirurgjisë në spitalin e këtij qytet.
“Sa i bukur është ky njoftim ne Spitalin e Mitrovicës në Kirurgji-BRAVO”, ka shkruar gazetari Mustafa.
E bazuar në njoftim, përveç emrit të vet, motra kryesore gati nuk e ka shkruar asnjë fjalë pa gabime drejtshkrimore.
(Kosova Sot)