Qytetarët kanë plane kundër protagonistëve të përgjimeve

  • 24 August 2016 - 09:46
Qytetarët kanë plane kundër protagonistëve të përgjimeve

Grupi i qytetarëve protestues #PROTESTOJ ka bërë të ditur se sot do të organizojnë konferencë për media në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për t’i bërë të qarta veprimet e mëtutjeshme të tyre.

Ata thonë se këto organizime po bëhen për ta kundërshtuar, siç kanë thënë ata, sistemin politik të instaluar nga klani PRONTO.

“Skandalet e përgjimeve na kanë motivuar sërish që të mobilizohemi dhe të ngrejmë zërin kundër sistemit politik të instaluar nga klani PRONTO. Andaj, #Protestoj, më datën 24.08.16, në ora 11:30, organizon konferencë për media, në sheshin “Zahir Pajiziti” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Aktivizimi i Grupit të Qytetarëve #PROTESTOJ erdhën pas publikimit të përgjimeve telefonike mes Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me funksionar të lartë të partisë dhe të tjerë, të cilat Gazeta Online Insajderi vazhdon t’i publikojë.

(Kosova Sot)