Tërmeti në Itali: Pamje LIVE nga qyteti që “nuk është më” (Video)

  • 24 August 2016 - 09:48
Tërmeti në Itali: Pamje LIVE nga qyteti që “nuk është më” (Video)

Tre lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë.

E para me magnitudë 6 ndodhi në orën 03:36, me epiqendër 2 km larg Rietit.

Deri tani bilanci është 13 viktima. Por bilanci mund të rëndohet pasi ka ende njerëz nën rrënoja.

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk është më”.

(Kosova Sot)